Connect with us

Sport

Ҫfarë po ndodh me të ardhmen e Icardit?

Published

on

Mëso shqip – MDIS

E ardhmja e Icardit duket se është ende e paqartë.

Diego Simeone ka refuzuar të flas lidhur me transferimin e Mauro Icardi.

Ylli i Inter, Mauro Icardi, është kthyer në figurë jo të preferuar nga skuadra e tij dhe i është bërë me dije se mund të gjej skuadër të re.

Shumë skuadra kanë kërkuar shërbimet e tij gjatë kësaj vere, por dy më seriozet kanë qenë Napoli dhe së fundmi Atletico Madrid.

KESCO
Gjithsesi, i pyetur për situatën e Mauro Icardi, trajneri i Atleticos, Diego Simeone, ka refuzuar të jap ndonjë koment.

“Nuk mund të flas për lojtarët që nuk janë këtu. Unë mund të flas vetëm për lojtarët që kemi” ka thënë Simeone.

Në anën tjetër, drejtuesit e Inter janë të bindur se do të gjejnë një skuadër për Icardi para mbylljes së afatit kalimtar./KlinaPress/