Connect with us

Lajme

​Dodë Gjergji: Se si drejtësia është e padrejtë e ka provuar kryeministri Haradinaj

Published

on

SIGMA Banners

Në Gllogjan të Pejës sot u bë shugurimi i Kishës së re “Shën Ndou”, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Në ceremoninë e shugurimit, Ipeshkvi  i Kosovës Imzot Dodë Gjergji tha se dëshirojmë në mënyrë solemne, të shfaqim dinjitetin tonë për atë se çfarë kemi bërë dhe njëkohësisht të falënderojmë të gjithë ata, të cilët kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj kishe.

“Por nëse tejkalojmë të qenit tonë njerëz, atëherë ne si besimtar, duhet të themi se jemi duke e kryer një akt shenjtërimi, që përputhet me fenë e atyre që besojnë dhe me Zotin që na vie në takim. Dhe kur feja jonë të Zoti përpjekjet, atëherë krijohet një shkëndijë e fortë feje, shprese dhe dashurie”, tha ai, raporton KP.

KESCO

Ipeshkvi i Kosovës, po ashtu theksoi sakrificën e popullit shqiptar që ka bërë gjatë shekujve, nën Perandorinë Romake, atë Osmane dhe pastaj jugosllave.

“Ne kemi si popull çfarë t’i kushtojmë Zotit. Ne si popull mund t’i kushtojmë Zotit 300 vjet gjak, martir, vuajtje, persekutime të Perandorisë Romake. Ne kemi t’i kushtojmë Zotit 500 vjet vuajtje, sakrificë, gjak, persekutim të Perandorisë Otomane. Ne kemi t’i kushtojmë Zotit 100 vjet vuajtje, sakrificë, martirizim të mbretërisë serbe, ose kroate e sllovene, e më vonë gjithë ajo Jugosllavi. Po ne kemi edhe gabimin tonë, mëkatin tonë, kemi edhe lëshimet tona, që duhet t’ia kashtojmë Zotit. Sepse po nuk ia kushtuam Zotit gjithë sakrificën e popullit, ne nuk mund t’i kërkojmë atij ndihmë, përkrahje, mbështetje për të ardhmen tonë”, tha ai.

Dodë Gjergji tha se padrejtësia më e madhe që ka mundur të bëjë njerëzimi, ishte dërgimi i Krishtit para një gjyqi mëkataresh dhe gozhdimi i tij.

“E drejta vërtetë mundet me qenë e padrejtë, por drejtësia është gjithmonë ajo që jep shpërblimin, e sjell paqen, e sjell trajtimin. Se si drejtësia është e padrejtë e ka provuar kryeministri. Po se si e drejta është më e mirë se drejtësia, e ka provuar Krishti”, tha Dodë Gjergji. /kp/KlinaPress/