Connect with us

Shëndetësi

23 mjekë italianë kanë vdekur në betejën me pandeminë Covid-19

Published

on

Princ Caffe Banners

Numri i mjekëve që kanë humbur jetën në Itali, që prej fillimit të epidemisë së koronavirusit, ka arritur në 23 persona, tha sot Federata Italiane e Mjekëve.

“Fatkeqësisht, kjo listë po shtohet çdo ditë edhe më shumë. Në kohën kur të dhënat zyrtare të punonjësve të shëndetit të infektuar me Covid-19 rriten, shumë mjekë vdesin papritmas, edhe nëse shkaki i vdekjes nuk është i lidhur drejtëpërdrejtë me virusin”, shprehet Federata në deklaratën e saj në website.

Rreth 19 prej 23 mjekëve të cilët kanë humbur jetën kanë punuar në rajonin e Lombardisë, aty ku shënohet numri më i madh i viktimave nga Covid-19.

KESCO

Katër të tjerë kanë punuar në Napoli(Italia e Jugut), Emilia Romagna (Italia në veri) dhe Marche (Italia qendrore).

Rreth 4.824 punonjës shëndetësorë janë infektuar nga koronavirus, sipas raportit më të fundit të botuar këtë të dielë./KlinaPress./

Mëso shqip – MDIS
Radio Taxi Roberti Banners