Connect with us

Lajme

8 mijë qytetarë do të tërheqin deri në 10 euro, kurse 2 300 më shumë se 4 mijë euro

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka publikuar statistikat e fundit të aplikimeve për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve në pesë ditët e para. Sipas këtyre të dhënave numri i aplikuesve deri tani është 344,328.

Në statistikat e publikuara thuhet se numri i qytetarëve që kanë pasur të drejtë të tërheqin deri në 10 euro ka qenë 99,800 ndërsa deri tani kanë aplikuar 8,193, qytetarë,

Shuma nga 11 euro deri në 50 nga 135,211 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 45,675.

KESCO

Shuma nga 51 euro deri në 100 nga 80,547 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 42,532.

Shuma nga 101 euro deri në 200 nga 88,495 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 56,903.

Shuma nga 201 euro deri në 500 nga 109,791 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 82,265.

Shuma nga 501 euro deri në 1,000 nga 73,026 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 63,021.

Shuma nga 1,001 euro deri në 2,000 nga 43,851 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 35,495.

Shuma nga 2,001 euro në 4,000 nga 11,568 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 8,580.

Mbi 4,000 euro nga 2,293 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 1,664.

Gjithsej aplikues deri tani 344,328.

Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit ka filluar më 11 dhjetor, ndërsa do të jetë i hapur katër muaj deri më 6 prill 2021./KLINAPRESS./