Connect with us

Lajme

A do të fillojë mësimi të hënën në të gjitha shkollat e Kosovës?

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Procesi mësimor në shkollat e Kosovës, do të fillojë zyrtarisht të hënën.

Gjatë pushimit të verës menaxhmentet e shkollave zakonisht bëjnë rinovime në objekte.

Por vonesat në procedurat e prokurimit kanë bërë që rinovimet në disa shkolla në kryeqytet të pamundësohen.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, tha se këtë vit në shkollat e komunës së Prishtinës, është kryer vetëm renovimi i nyejve sanitare si dhe janë kryer disa intervenime në terrenet sportive në shkolla.

KESCO
Ajo ka sqaruar se nuk është kryer edhe meremetimi i nevojshëm pasi që janë vonuar procedurat e prokurimit për disa kontrata, por që thotë se do të punohet ditëve në vazhdim edhe vikendeve.

“Këtë vit komuna e Prishtinës deri tani ka filluar vetëm me rinovimin e nyejve sanitare dhe terrene sportive pasi që procedurat e prokurimit janë vonuar për kontrata e tjera, mbetet në ditët në vazhdim dhe vikendet të intervenohet në shkollat ku ka nevojë”, tha Shala.

Shala tha se Komuna e Prishtinës është e gatshme për fillimin e vitit shkollor 2019/2020. Ajo thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet, duke filluar nga pajisja e shkollave me tekste mësimore e deri te materialet pedagogjike.

“Komuna e Prishtinës i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor duke filluar nga materialet pedagogjike të cilat duhet ti kenë shkollat në shkollë, gjithashtu edhe pajisur me tekste mësimore sipas informatave që i kemi, janë veç se duke u pajisur shkollat dhe pritet që deri më 2 shtator kur fillon mësimi, të gjitha shkollat të jenë të pajisura me tekstet mësimore nga Ministria e Arsimit”.

Shala tha se në 7-të shkollat e Prishtinës, mësimdhënësit ende kanë vështirësi në implementimin e kurrikulës së re dhe si rrjedhojë e kësaj, MAShT është obliguar të formojë një grup ekspertësh të cilët do t’i mbështesin mësimdhënësit në implementimin e saj.

“Komuna e Prishtinës në nivel komunal i ka bërë edhe planet vjetore dhe tani është duke i punuar edhe planet dy mujore me mësimdhënësit e gjithë komunës sepse Komuna e Prishtinës i ka të ndara shkollat në grupe shkollash, nga 6-të apo 7-të shkolla, për t’i mbështetur në implementimin e kurrikulës së re, sepse siç e dini sivjet është viti i 3-të i implementimit të kurrikulës dhe mësimdhënësit po kanë vështirësi të mëdha në impelemntimin e saj, kështu që si nevojë e kemi formuar një grup prej ekspertësh”.

“…ata janë trajner të kurrikulës, të cilët janë të certifikuar nga Ministria e Arsimit dhe i mbështesin mësimdhënësit në implementimin e kurrikulës, këtë vit plani vjetor, është bërë nga ky ekip i ekspertëve në bashkëpunim me mësimdhënësit, kurse plani dy mujor sot është duke u bërë në shkolla sipas aktiveve profesionale”, shtoi Shala./KlinaPress/