Connect with us

Lajme

A filluan sulmet me vezë për të cilat foli Ramush Haradinaj

Published

on

ART MOTION

Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i Kosovës, mëngjesin e së shtunës u sulmua me vezë afër ndërtesës së qeverisë.

Ndërsa pikërisht kjo u fol nga Ramush Haradinaj në një debat televiziv para disa ditëve, shkruan gazeta inFokus.

Haradinaj tha se do të duhej të lyhej me vezë Albin Kurti e Vjosa Osmani si dhe cdo ministër e person tjetër që e përkrah heqjen e taksës.

KESCO

“Uroj të mbesin të rinjë që ja ngjynë kokën me vo Albin Kurtit. Bile me vo klluq. Duhet të ia ngjyjmë me vo kryt edhe Vjosës dhe çdo ministri që i bën këtë të keqe Kosovës. Besoj që këta njerëz ashtu si ia nxijnë jetën këtij vendi me vendime të tilla do të ketë qytetarë të këtij vendi që do t’ua nxijnë jetën dhe nuk do t’i lënë të tallen me këtë Kosovë”, ka thënë Haradinaj./Gazeta inFokus/