Sport
Acarohen marrëdhëniet mes Zidane dhe Solskjaer, kjo është arsyeja

Strategjia e Real Madridit për të nënshkruar Paul Pogba ka zemëruar hierarkinë e Manchester United, raporton Manchester Evening News.
Klubi spanjoll nuk e ka fshehur dëshirën e tyre për të firmosur mesfushorin, i cili dëshiron të largohet nga Old Trafford këtë verë,përcjell KlinaPress.
Sidoqoftë, ata nuk janë afruar me çmimin e kërkuar të Djajve të Kuq për Pogba dhe flirtimi i tyre publik me yllin e Francës ka irrituar klubin në atë masë sa që edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer është zemëruar me homologun e tij Madrid, Zinedine Zidane./KlinaPress/