ShowBiz
Adelina rrëfen zënkën me Leonora Jakupin: Ajo i ra e para nënës time, pastaj…

Përleshaj e tyre kishte bërë bujë të madhe në Kosovë.
Para shumë viteve dy këngëtaret e njohura, Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi ishin ato të cilat bën bujë si shkak i një zënke së tyre.
“Po ka pasur përleshje, po pse ka ndodhur e si ka ardhur kjo nuk e di” tha Adelina duke shtuar se “Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Ishte një gardërobë e ngushtë, ajo kaloj edhe e goditi mamin. Mami i bërtiti pak për stres të xhirimeve. Mami i tha ‘kadale moj çika ime’. Pastaj ajo e kapi për fyti, e unë kam ndërhy aty” tha Adelina, por nuk tha se nuk dëshiron të flasë më tepër për këtë temë.
Adelina ndër të tjera shtoi se ende nuk e di se a është rivale me Leonorën apo jo, dhe se nuk ka xhelozi për askënd.
“Faktikisht ende nuk e kam të qartë a jemi rivale apo jo, sinqerisht po e tham se në jetën time nuk kam pasur asnjë xhelozi për askënd, e më pak për një vajzë të re, e le më për një këngëtare që ka kënduar në Koshare”, tha Adelina./KlinaPress/