Connect with us

Sport

ADEMI: NDESHJA MAQEDONI E VERIUT – KOSOVË SHTYHET PËR NË MUAJIN QERSHOR PËR SHKAK TË KORONAVIRUSIT

Published

on

SIGMA Banners

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka konfirmuar se UEFA e ka shtyrë Kampionatin Evropian të futbollit dhe ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovë.

Krejt kjo po behët me qëllim të parandalimin të përhapjes edhe mëtutjeshme të koronavirusit.

Ademi tha se kampionati është shtyrë për në vitin 2021, kurse ndeshja e Kosovës me Maqedoninë e Veriut është shtyrë për muajin qershor.

KESCO

“Koronavirusi e ka shtyrë kampionatin evropian për vitin 2021. Poashtu është shtyrë edhe ndeshja Maqedoni e Veriut- Kosovë, është shtyrë për në qershor. Disa nga vendet do ti përfundojnë kampionatet deri më 30 qershor, kurse Kosova do të përfundojë deri më 21 qershor “- tha Ademi.

Kreu i FFK-së shtoi se janë marrë edhe disa vendime të tjera nga kryetari i UEFA-s Aleksander Ceferin.

“Kampionati jonë i Kosovës është marrë vendim që të përfundojë deri më 21 qershor, për shkak se duhet ta zëmë hapin për parakualifikmet. Janë anuluar edhe disa disa gara të kategorive të reja dhe të femrave. Është shtyrë edhe licencimi i klubeve .”

“Disa klube janë rezultuar me disa raste me koronavirus në Evropë.Ju e dini se edhe lojtari i Hannoverit Taulant Mustafa, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kemi kontaktuar me të . Familja dhe ai janë vetë-izoluar. Ai është mirë me shëndet. Tek këto vendime nuk është kërkuar që të këtë vota, për shkak që keto nuk po merren me dëshirë. Edhe UEFA nuk do të punojë në mënyrë fizike por edhe ne nga federatat e tjera në Evropë do të punojmë online. Poashtu edhe ne nuk do të punojmë fizikisht “- tha Ademi./KlinaPress./