Connect with us

ShowBiz

Adoleshtja me 5 të dashur përdor dhuratat për të shlyer borxhet e studimeve

Published

on

SIGMA Banners

19 vjeçarja britanike Gracie Adams, është në vitin e parë në universitet dhe thotë se përveç takimeve luksoze e dhuratave të shtrenjta po paguan borxhet e studimit nga të dashurit e saj më të mëdhenj në moshë, me të cilët ka vetëm “marrëdhënie shoqërore”.

Ajo thotë se të dashurit i dhurojnë fustane, bizhuteri, para qiraje dhe të ardhura të tjera, pasi është njohur me to në një faqe të posaçme interneti për burra të pasur dhe vajza të reja, ku të parët u blejnë atyre dhurata në këmbim të marrëdhënies.

Teksa shumica e vajzave kërkojnë nga të dashurit e moshuar jetë luksi, makina e rroba të shtrenjta, Gracie thotë se ka vendosur t’i përdorë ata për të paguar borxhin e studimeve prej £30,000.

KESCO

Kur del për darkë me të dashurit e saj adoleshentja kërkon të paktën £80, e madje një fustan të veçantë për darkën që kushton rreth £100, ndërsa bakshishin për vete e ka £50.

Gracie kërkon të paktën një takim të tillë në muaj për të paguar shpenzimet.

“Kur mbarova shkollën e mesme zbulova se shumë vajza bënin këtë gjë dhe kishin eksperienca pozitive. “Ndihmon me shpenzimet. Disa burra kërkojnë të gënjejnë veten dhe unë përpiqem të qëndroj larg atyre që kërkojnë më shumë nga sa ofrohet”, thotë ajo, duke insistuar se nuk ka asgjë romantike apo seksuale në marrëdhëniet e saj.

“Kam pyetur dhe të dashurin tim dhe më ka thënë se më mbështet”./KlinaPress./