Connect with us

ShowBiz

Afrim Muqiqi këndon në kanagjegjin e resë, kështu e kallë atmosferën

Published

on

Pex Host Big

Këngëtari i njohur Afrim Muqiqi e djeg atmosferën në kanagjegjin e resë.

Viteve të fundit në mediat rozë po bëjnë bujë dasmat/ahengjet e emrave të njohur të estradës. Vëmendje rrëmbeu edhe kanagjegji i Albertina Krajkovës, e fejuara e Albion Muqiqit, djalit të këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore, Afrim Muqiqi.

KESCO
Pak para martesës, ashtu siç e do rendi e tradita, Albertina organizoi kanagjegjin, ku kishte shumë të ftuara.

Ndërsa, për argëtimin e të pranishmëve u përkujdes vjehrri i saj. Në disa video, shihet se Afrimi e djegu atmosferën jo vetëm me këngë, por edhe me valle. Afrimi i këndoi nuses këngën “Hajde nuse reja jeme”.

Albioni dhe Albertina u fejuan në vitin 2016. Ndërsa këtë vit ata do t’i japin fund beqarisë.

Nuk dihet saktë se kur do të mbahet dasma e tyre, por sigurisht se do të jetë ndër dasmat më të komentuara.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *