Connect with us

Zgjedhjet 2019

Agim Veliu e cilëson LVV-në partinë më anti-rugoviste në Kosovë

Published

on

Princ Caffe Banners

Agim Veliu, i cili la postin e kryetarit të Podujevës dhe e mori atë të ministrit të Punëve të Brendshme, e ka hapur fushatën elektorale të LDK-së duke e quajtur Lëvizjen Vetëvendosje si subjektin më anti-rugovist në Kosovë.

Pas mesnatës, në hapjen zyrtare të fushatës së kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari. Agim Veliu nuk e ka ‘sulmuar’ vetëm kandidatin e LVV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqin, por edhe partinë e shefit të tij në qeveri, Albin Kurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Raportet mes Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk po acarohen vetëm për shkak të taksës dhe përkeqësimit të marrëdhënieve mes Kosovës me SHBA-ve.

KESCO

“Do ta kemi një kundërkandidat që ka ikë nga LDK, e ka tradhtuar LDK-në, në momentin kur nga LDK i ka fituar të gjitha të mirat, të gjitha beneficionet. Edhe ka ikë me arsyetimin se nuk ka hapësirë që ta mbrojë e ta zhvillojë rugovizmin dhe ka dalë në subjektin politik, i cili është subjekti më anti-rugovist në Kosovë”, ka thënë Veliu.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës mbahen më 15 mars. /Gazeta Sinjali/