Connect with us

Sport

Agjenti konfirmon marrëveshjen e Hysajt me Valencian

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi konfirmon se mbrojtësi i djathtë i Napolit ka pranuar të bashkohet me Valencian, ndërsa pritet marrëveshja mes klubeve.

Valencia dëshiron që Hysaj të zëvendësojë Cristiano Piccinin, i cili po përballet me një lëndim të rëndë në gju që do ta mbaj disa muaj jashtë fushave.

Dhe agjenti i Hysajt, Giuffredi pranoi se klienti i tij ka arritur marrëveshje personale me Los Che dhe vetëm pritet marrëveshja mes dy klubeve.

KESCO
“Hysaj mund të bashkohet me Valencian, por gjithçka është akoma në ajër”, ka thënë fillimisht Giuffredi për Sportitalia.

“Ne kemi arritur një marrëveshje me Valencian. Tani Napoli do të duhet të gjejë një marrëveshje me lojtarin, por kërkon kohë sepse është një transferim ndërkombëtar”.

 

“Nëse një marrëveshje nuk gjendet nesër, ai do të qëndrojë te Napoli”, përfundoi agjenti i Hysajt.

Mediumi italian gjithashtu shton se spanjollët do të takohen sot (e premte) me Napolin me qëllim që të bien dakord për një çmim për 25-vjeçarin shqiptar. /KlinaPress/