Lajme
Ahmeti kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti ka kërkuar që vendi të shpallë në gjendje të jashtëzakonshme.
Ahmeti përmes një postimi në llogarin e tij në facbook ka thënë se Kosova është vonuar në këtë aspekt, shkruan Gazeta inFokus.
“Të shpallët gjendje e jashtëzakonshme!Shpallja e emergjencës për shëndetin publik nuk mjafton. Është evidente se virusi po përhapet dhe po zgjerohet në territorin e Kosovës. Koordinimi më i mirë ndërinstitucional është më së i nevojshëm në këtë fazë.
Shtete shumë më të zhvilluara se ne, dhe me resurse e kapacitete mjekësore shumë më të avancuara kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Përsonalisht mendoj se ne veq jemi vonuar në këtë aspekt”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/