Lajme
“Ai nuk ishte baba, por barbar” – i riu shqiptar rrëfen se si vrau babain 70 vjeçar

“Ai nuk ishte baba, ishte barbar. Në darkë më detyronte të flija lakuriq dhe në mëngjes kur zgjohesha e gjeja mbi vete. Nuk më lejonte të shkoja në shkollë. Disa gjëra nuk harrohen. Si mundet ta harrojë një fëmijë poshtërimin nga babai i tij”. Është ka rrëfimi tronditës i të riut shqiptar, që në 27 Maj 2018, në Zakyntho të Greqisë vrau babain e tij 70-vjeçar.
Prej një viti vijon gjyqi për 27-vjeçarin shqiptar, ndërsa një ditë më parë, Aleksi doli para Gjykatës ku u zhvillua seanca e mbrojtjes dhe pranoi krimin. Megjithatë, ai tha se nuk dëshironte të vriste babain, por ishte i detyruar për shkak se e dhunonte vazhdimisht.
27-vjeçari shqiptar është fëmija i dytë nga martesa e dytë e viktimës. Më pas, 70-vjeçari me origjinë greke, ishte martuar për herë të tretë me një grua rumune, e cila vdiq para disa vitesh nga një sëmundje e pashërueshme. Me gruan e tretë, ai pati edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 10 vjeç. Edhe me ata, Aleksi thotë se i ati i tij kishte abuzuar seksualisht./KlinaPress.com/