Connect with us

Lajme

Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore, po i bashkohem sovranit

Published

on

GorenjeKosova

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e asnjë liste zgjedhore.

Dërguti ka theksuar se pavarësisht kësaj, vota e saj do të shkojë për kandidatët e PSD-së.

“Në këtë kohë aderimesh nëpër parti e lista zgjedhore, kur rëndom shumica e fillojnë angazhimin politik, më duhet të ju njoftoj se nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore. Për të shmangur çdo spekulim mediatik, vota ime do të shkojë për kandidatët e PSD-së.”, ka shkruar Dërguti.

KESCO

Postimi i plotë:

Miq,

Në këtë kohë aderimesh nëpër parti e lista zgjedhore, kur rëndom shumica e fillojnë angazhimin politik, më duhet të ju njohtoj se nuk do të jem pjesë e asnje liste zgjedhore. Për të shmangur çdo spekulim mediatik, vota ime do të shkojë për kandidatët e PSD-së.
Angazhimi im politik gjithmonë ka qenë në përputhje me bindjet e mia, pa i llogaritur rrethanat e vështira, si atëherë kur iu bashkova Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Poashtu, edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE! më gjatë kam qenë e angazhuar jashtë institucioneve (që nga vitit 2005) sesa brenda institucioneve (që nga viti 2014). Në momentet kur nuk kam qenë mjaftueshëm e bindur, (siç ka ndodhur që nga përfundimi i luftës e deri më 2005) edhe pse zhvillimet politike i kam përcjellur me vëmendje, nuk jam angazhuar.
Kësaj radhe po i bashkohem sovranit!
Ju faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur!

P.S.
Militantë të të gjithë krahëve, mos provoni të abuzoni me hapësirën e komenteve sepse kam zero tolerancë ndaj juve! /KlinaPress/