Sport
Akil Gjakova kualifikohet në çerekfinale në “Grand Prix” të Budapestit

Akil Gjakova ka vazhduar sigurt drejt medaljes në “Grand Prix” të Budapestit. Xhudisti nga Kosova është kualifikuar në çerekfinale pasi e mundi Nil Stump. Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, është kualifikuar në çerekfinale të ‘Grand Prix’ që po mbahet në Budapest të Hungarisë
Xhudisti kosovar rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në atë të dytë me shumë mund e mposhti garuesin nga Kanada, Constantin Gabun me Ippon, para se të fitojë edhe kundër Nil Stump.
Në çerekfinale, Akili do të ketë punë me japonezin, Masashi Ebinuma./KlinPress/