Connect with us

Lajme

Aktakuzë për uzurpim të pronës publike në Pejë

Published

on

COVID-19

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës se paluajtshme”, nga neni 320, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e bërë nga Prokuroria Themelore e Pejës thuhet se i pandehuri akuzohet se deri më datën 13 gusht të këtij viti, në mënyrë të kundërligjshme, ka uzurpuar  pronën e paluajtshme të komunës se Pejës dhe ekonomisë pyjore, pa asnjë bazë ligjore, prona të cilat i pandehuri i kishte shfrytëzuar për parking, deri  me datën e lartcekur derisa largohet forcërisht nga organet kompetente.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lartë.

KESCO

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /KlinaPress/