Connect with us

ShowBiz

Aktori Can Yaman flet për origjinën dhe ushqimet e preferuara shqiptare

Published

on

Pex Host Big

Can Yaman konsiderohet të jetë njëri prej aktorëve më të pëlqyer në Turqi, i cili për publikun shqiptar është bërë i famshëm në saje të disa projekteve që ka luajtur.

Megjithatë, famën më të madhe e ka arritur me serialin “Erkenc Kus” apo (Zogu i hershëm), teksa luan përkrah aktores Demet Ozdemir.

Së fundmi, Yaman ka dhënë një intervistë për emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” me Linda Imamin, ku flet për origjinën e tij shqiptare e po ashtu edhe për ushqimet tradicionale.

KESCO

“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll. Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët, ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes. Ata flasin gjithmonë shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime dinë shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë”, ka thënë Yaman.

“Ka lidhje me çfarë rritesh dhe shijen e asaj vazhdon ta shijosh edhe më vonë. Unë ushqimet e gjyshes nuk i ndërroj me asgjë. Ajo bën një byrek të tillë që zgjat 3 orë. I hap vetë petat. Bën byrek me presh. E bën aq të mirë sa të lëpish gishtat. Bën pogaçe me kos, hudhëra, salsa, mishin e bën copa copa. Janë ushqime të veçanta nuk i provojnë të gjithë”, tha Can. /KlinaPress/