Connect with us

ShowBiz

Aktorja Lyra Xhoci publikon fotografitë e propozimit për fejesë nga i dashuri i saj

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Është njëra nga aktoret më të pëlqyera shqiptare.

Fjala është për Lyra Xhocin, e cila u bë e njohur nga seriali vendor “Kafeneja Jonë”, me ç’rast arriti t’i fitojë zemrat e publikut.

E njëjta është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ndërsa në Instagram së fundmi ka ndarë një lajm të gëzueshëm me fansat e saj.

KESCO

Ajo tregon se e ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me partnerin e saj, me të cilin janë në një romancë prej vitesh.

Përmes një sërë imazhesh dhe videosh të ndara me ndjekësit, aktorja Xhoci bën të ditur se i ka thënë “PO”, dashurisë së fëmijërisë së saj.

“Në milion vjet, kurrë nuk e ëndërrova një moment të tillë. Kur takuam së pari, ishim vetëm dy fëmijë të vegjël që kalonin nëpër këtë plazh pa pasur ndonjë ide për kuptimin e një dashurie të vërtetë … kurrë nuk mendova se jeta do të më kthente tek ti dhe kurrë nuk mendova se ky plazh ku u takuam mbi 10 vjet më parë, sot do të ishte dëshmia jonë duke thënë PO për njëri-tjetrin. Duke dëgjuar valët e të njëjtit det, duke ndjerë të njëjtën rërë nën këmbët e mia dhe duke parë të njëjtën fytyrë që unë dua të shoh për pjesën tjetër të jetës sime, thashë më kuptimplotë “Po” që mund të them ndonjëherë. Unë të dua, nga Aleksandri në vdekje, bekimi im më i çmuar. Nuk mund të pres që të kaloj pjesën tjetër të jetës sime me ju”, ka shkruar mes të tjerash ajo. /KlinaPress/