STARGAZING
Sport
Alaba për interesimin e Barcelonës: Është një nder për mua

David Alaba ka thënë se të jesh nën shënjestrën e Barcelonës është një nderë, mirëpo ka insistuar se është i fokusuar te Bayern Munich.
Mbrojtësi austriak është duke u lidhur me një kalim te kampioni i La Liga-së në këto ditë, derisa marrëveshja thuhet se është e komplikuar.
“Është si një mirënjohje, një nder për mua, por unë jam i fokusuar totalisht te Bayern Munich dhe për ndeshjet parasezonale këtu në Amerikë”, ka thënë Alaba.
Alaba u transferua te Bayern Munich si një lojtar i ri në vitin 2009, ndërsa ka edhe dy vite kontratë në Allianz Arena, gjersa cilësohet si njëri ndër më të mirët në pozitën e tij. /KlinaPress/