Connect with us

Shëndetësi

Alarmon mjeku shqiptar: Nëse vazhdoni kështu, Italia do t’iu duket lule!

Published

on

SIGMA Banners

Koronavirusi është duke goditur rëndë Shqipërinë.

Është përshkallëzuar situata që ka shkaktuar koronavirusi në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 viktima, mes tyre një 43 vjeçar i cili nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, që do të thotë se Covid-19 nuk kursen edhe personat e shëndetshëm.

Pas kësaj situate të rënduar, mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili ndodhet në vijën e parë të stafit mjekësor, i cili përballet me këtë virus, ka dhënë mesazh për të gjithë shqiptarët.

KESCO

“Jemi të izoluar në tre kate të ndryshme. NËSE MUNDENI transmetojeni këtë mesazh:

Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm, se me këtë mënyrë sjellje të pa përgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. JU LUTEM!!!

Covid-19 nuk njeh moshë prekje të tij. Gjithkush është i kërcënuar. Mbylluni në shtëpi e respektoni distancimin social. Është një situatë e përkohëshme prej së cilës do të dalim me më pak humbje jetësh e lëndime shëndetsore, nëse mendojmë e veprojmë të ndërgjegjësuar se me çfarë “armiku tinzar e të rrezikshëm” po përballemi.

Ju duam shumë ndaj edhe ju duajeni veten tuaj e respektoni sakrificat tona. Bashkë do tia dalim!!!” Dr. Tritan Kalo”, shkruan mjeku./KlinaPress./