Connect with us

Politikë

Albert Kinolli, përfaqësuesi i 6+ deklarohet për “videon e seksit” në Kuvend

Published

on

ART MOTION

Përkthimi i seancës së Kuvendit të datës 8 Mars për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nuk ishte fort i zakonshëm.

Aty u dëgjuan zëra të çuditshëm, të cilët japin përshtypje e një marrëdhënieje seksuale, shkruan gazeta inFokus.

Kjo video u bë virale menjëherë, derisa, reagoi edhe Kuvendi i Kosovës, të cilët thanë që kanë filluar hetimet për të parë se çfarë ka ndodhur.

KESCO

Megjithatë, ata tregojnë që përkthyesit i kishin kërkuar e i kishin sjellë grupi parlamentar 6 plus, shkruan gazeta inFokus.

“Në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 9 mars 2020, në mungesë të përkthyeses zyrtare të gjuhës turke (për shkaqe shëndetësore), Grupi Parlamentar 6+, në mirëkuptim, ka angazhuar për përkthim nga gjuha turke në atë shqipe dhe anasjelltas një të angazhuar në grup”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit të Kosovës.

Gazeta inFokus, ka kontaktuar me Albert Kinollin, përfaqësuesin e grupit parlamentar 6 plus, për ta pyetur në lidhje me këtë çështje.

Megjithatë, Kinolli, thotë që nuk është në dijeni për këtë rast, pasi ai vet e dinë gjuhën shqipe dhe nuk ka kërkuar as përkthyes e as nuk është marrë me këtë punë.

Kinolli thotë që përkthim kanë kërkuar deputetët e komunitetit turk, shkruan gazeta inFokus.

“I nderuar, unë jam përfaqësues i Komunitetit Rom, gjuha ime është ajo Rome dhe unë jam shqip-folës dhe nuk kam nevoje për përkthim. Për rastin ne fjale nuk jam ne dijeni sepse unë nuk kam kërkuar përkthyese dhe aspak nuk jam marre me ketë çështje. Për info më të hollësishme duhet ti pyetni ata kush ka kërkuar përkthim, deputetet e komunitetit Turk besoj që janë më në rrjedha lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë Kinolli./Gazeta inFokus/