Connect with us

Lajme

Albin Kurti i hyn fshesë edhe disa bordeve

Published

on

Schengen Visa

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkarkuar dhe ka emëruar bordet e disa ndërmarrjeve publike, shkruan gazeta inFokus.

Pas shkarkimit të bordeve të këtyre ndërrmarrjeve qeveria Kurti në mbeldhjen elektronike ka vendosur bordet e përkoshme në tri ndërmarje publike.

Këto ndërrmarje janë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A, Posta e Kosovës dhe “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A./Gazeta inFokus/

KESCO

Këto janë bordet e reja të përkohshme të  vendosura në krye të këtyre ndërmarrjeve publike:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirr mbledhjen korresponduese (mbledhja elektronike)  në të cilën janë miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë në detyrë.

Udhëzimi Administrativ për Përcaktimin e Procedurave për Shkatërrimin e Strukturave të Paligjshme, është dokumenti i parë që ka marr miratimin nga kabineti qeveritar. Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i procedurave për aplikimin e mjetit juridik shkatërrimit të strukturave të paligjshme nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës lidhur me zbatimin e vendimeve të plotfuqishme të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe aktgjykimeve të Panelit të Ankesave pranë Gjykatës Supreme.

Pas shqyrtimit nga Qeveria është miratuar Vendimi për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve dhe emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A. Në propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, thuhet se ekzistojnë së paku katër arsye kryesore për shkarkimin e bordit të drejtorëve: 1. Shpërfillja e humbjeve të shkaktuara nga kryeshefi; 2. Mosadresimi i opinionit të Auditorit; 3. Mosadresimi i gjetjeve të auditorit të brendshëm; dhe 4. Emërimi i parregullt i ushtruesit të detyrës së kryeshefit.

Anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes janë emëruar:

  1. Mentor Hyseni, kryesues dhe drejtor;
  2. Hajrie Morina, drejtore;
  3. Seat Bilbani, drejtor; dhe
  4. Idriz Maliqi, drejtor.

Edhe vendimi për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve dhe emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore  “Posta e Kosovës” Sh.A., është aprovuar nga kabineti qeveritar. Sipas Ligjit, Qeveria duhet t’i shkarkojë drejtorët kur ka “arsye për të besuar” se kanë shkelur detyrat fiduciare. Në raportin për vitin 2018, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinionin se pasqyrat vjetore financiare të Postës nuk paraqesin gjendjen e drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale në këtë ndërmarrje.

Anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes janë emëruar:

  1. Mentor Arifaj, kryesues dhe drejtor;
  2. Kujtim Shala, drejtor;
  3. Sajmie Thaci, drejtore; dhe
  4. Blerton Abazi, drejtor.

Miratimin nga kabineti qeveritar e ka marr edhe Vendimi për emërimin e Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A. , në këtë përbërje:

  1. Enis Berisha, kryesues dhe drejtor;
  2. Vjollca Jashari, drejtore;
  3. Artan Dermaku, drejtor; dhe
  4. Abdullah Lala, drejtor.

Në mbledhje është miratuar edhe Vendimi për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, për shërbimet telekomunikuese që ofron “Telekomi i Kosovës SH.A.”, si shërbime me rëndësi të veçantë shtetërore. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Agjencia e Shoqërisë së Informacionit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ofron shërbime të rrjetit kompjuterik dhe të internetit për të gjitha institucionet e Republikës  së Kosovës. Ajo shfrytëzon rrjetin optik nëntokësorë të huazuar nga Telekomi i Kosovës, që mbulon pjesën./KlinaPress./