Connect with us

Lajme

Albin Kurti kërkon falje për moslargimin e taksës

Published

on

ART MOTION

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka kërkuar falje për moslargimin e taksës 100% për lëndën e parë që importohet nga Serbia, e që ishte paraparë të ndodhte sot me 15 mars.

Kjo sipas tij nuk po realizohet ngas ende nuk ka arritur ta bind partnerin e koalicionit, LDK-në, për qëndrimin e tij që taksa të z%vendësohet gradualisht me recirpocitet.

“Sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 26 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme”.

KESCO

Kërkimfaljet e Kurtit nuk ndalojnë këtu.

Ai tha se i vjen keq që nuk u respektuan urdhëresat për distancë fizike mbi një metër midis njerëzve në kohën e pandemisë së koronavirusit, gjatë seancës së mbajtur dje në Kuvendin e Kosovës

“Seanca e djeshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës që nisi pasdite e përfundoi pas mesnate, nuk respektoi urdhëresat për distancë fizike mbi një metër midis njerëzve në kohën e pandemisë së virusit Corona. Me zëvendës-kryeministrat e mi tërë kohën isha më afër se aq, e nganjëherë edhe përgjatë bisedave të ndryshme teksa diskutonim mbi buxhetin 2020 të cilin e aprovuam mbrëmë. Më vjen keq për këtë dhe ju kërkoj falje”.