Connect with us

Lajme

Albin Kurti thotë se këshilltarët e sygjeruan të shkojë në takim të Hashim Thaçi

Published

on

Pex Host Big

Albin Kurti ka thënë se këshilltarët më sygjeruan të shkojë në takim te Hashim Thaçi.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka theksuar se ai do të shkojë nesër në takim me presidentin Thaçi, ndonëse nga VV ishte paralajmëruar se ai nuk do të shkoj.

“Këshilltarët e mi ligjorë, e kanë pasur për detyrë ta vlerësojnë ftesën e presidentit, dhe sugjerimi i tyre është që të shkoj në takim nesër, dhe unë do të shkoj si kryeministër në detyrë”, konfirmoi Kurti.

KESCO

Kurti ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, nuk është i kënaqur me kompetencat që i jep Kushtetuta e vendit dhe e ka ftuar atë që t’i bashkohet jetës politike partiake.

’Ai bëri thirrje që policët të mos respektojnë vendimin e qeverisë. Po megjithatë, të gjithë policët zbatuan vendimin e qeverisë dhe masat vazhduan në rregull pasi nuk mund të i bësh rezistencë vendimit të qeverisë’’, thotë Kurti.

“Presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat që ia jep kushtetuta’’, shton ai./KlinaPress./