Connect with us

KlinaPress Tv

Albin Kurti viziton shpellën e Azem Galicës në Përqevë, për 95 vjetorin e rënies së.tij.

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Sot Albin Kurti ka vizituar shpellën e Azem Bejtës në Përqevë të Klinës, ai bashkë me deputetë e anëtarë të kryesisë së VV, me qendrën e VV në Klinë për 95 vjetorin e rënies së Azem Bejtës. Aty mori pjesë: Albin Kurti, Hydajet Hyseni, Emrush Xhemajli, Gani Krasniqi, Albulena Haxhiu etj, kurse nga qendra në Klinë ishin dy nënekryetarët e VV, Zafer Gashi e Xhevxhet Berisha, anëtarë të kryesisë si: Pren Palushaj, Haxhi Berisha, e aktivistë të tjerë të VV, qendra në Klinë.

POSTIMI I ALBIN KURTIT

Me rastin e 95 vjetorit të rënies së Azem Bejtës, sot një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! vizituam shpellën ku atëbotë ia fshehën trupin bashkëluftëtarët dhe ku për gjysmë shekulli preheshin eshtrat e tij.

KESCO

Në fshatin Përçevë të Klinës ishim bashkë me aktivistët tanë të Qendrës sonë atje.

Më pas vazhduam për në Galicë të Vushtrrisë ku ndodhet varri i prijësit të çetave guerile shqiptare i cili për 12 vjet rresht luftoi e rezistoi kundër forcave serbe të Nikola Pashiqit.

Aty bëmë homazhe e vendosëm lule të freskëta bashkë me aktivistë të Qendrave Vushtrri e Skënderaj.

Azem Bejtë Galica ishte luftëtar i madh i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës.

Drenica, Kosova dhe i gjithë populli shqiptar e kujtojnë me krenari gjersa në historinë tonë ai ndrit me kryengritjen e tij./KlinaPress/