Connect with us

Lajme

Albin Kurtin e urojnë “miqtë”

Published

on

Shell Banners

Kryeministri, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, e cila e ka uruar për detyrën e re në krye të ekzekutivit të vendit, shkruan gazeta inFokus.

“I nderuar z. Kurti, dëshiroj t’ua përcjellë urimet e mia më të ngrohta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Norvegjia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore afatgjata që datojnë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe unë jam e sigurt se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen më tej gjatë mandatit tuaj si Kryeministër”.

“Të dy vendet tona janë të përkushtuara në mënyrë të vendosur për integrimin evropian dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim”.

KESCO

“Unë mund t’ju siguroj se Norvegjia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces. Pres të zhvilloj më tej dialogun midis dy vendeve tona për çështje me interes të përbashkët dhe shpresoj se do të kemi mundësinë që të takohemi së shpejti.Ju uroj çdo sukses në pozitën tuaj të re”./KlinaPress./