Connect with us

Lajmet/Botë

Ambasada e Britanisë së Madhe reagonë pas emërimit të Lajçakut, tregojnë pozicionin e tyre rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Britanikët reagojnë pas emërimit të Lajçakut, tregojnë pozicionin e tyre rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas emërimit të sllovakut Mirosllav Lajçak si ndërmjetësues i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi.

Nëpërmjet një deklarate, britanikët gjithashtu kanë treguar pozicionin e tyre rreth marrëveshjes mes dy vendeve.

KESCO

“Britania e Madhe mirëpret emërimin e Mirosllav Lajçakut si përfaqësues i posaçëm i BE’së për dialogun Prishtinë-Beograd, dhe për çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratën e ambasadës britanike, të publikuar në Facebook.

“Britania e Madhe prej kohësh mbështet dialogun e lehtësuar nga BE’ja si rrugë drejt arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme të normalizimit ndemjet Kosovës dhe Serbisë, dhe drejt sigurimit të përparimit drejt anëtarësimit në BE”, thekson deklarata.

Britanikët kanë bërë të ditur se “vazhdojnë, si pjesë e një qasjeje të përbashkët ndërkombëtare, të mbështesin një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, dhe ligjërisht të obligueshme, që respekton integritetin territorial, e cila është e pranueshme nga qytetarët e të dyja vendeve, dhe e cila do të sjellë të mira në planin afatgjatë për ta dhe për mbarë rajonin”./KlinaPress./