Connect with us

Lajmet/Botë

Ambasadori zviceran mirëpret anulimin e procesit të emërimit të noterëve

Published

on

COVID-19

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e dy shteteve në fushën e drejtësisë.

Gjatë këtij takimi, ambasadori Lebet theksoi se Zvicra mbetet e përkushtuar qe t’i avancojë edhe më tej projektet e përbashkëta me qëllim të ndërtimit të besimit në drejtësi dhe shtetin e së drejtës.

“Po ashtu, ambasadori Lebet ka mirëpritur anulimin e procesit të emërimit të noterëve dhe ka uruar ministren Haxhiu për hapat e parë të ndërmarra drejt procesit të vettingut”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

KESCO

Ndërsa, ministrja Haxhiu ka shprehur vlerësimin për raportin dhe marrëdhënien e mirë që ka shteti zviceran me Kosovën dhe ka falënderuar ambasadorin Lebet për angazhim në forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit.

Ambasadori Lebet citohet të ketë thënë se vendi i tij mbetet i përkushtuar në bashkëpunimin dhe ruajtjen e raport eve të mira me shtetin e Kosovës./Gazeta Sinjali/