Connect with us

Lajme

Analistët thonë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Published

on

PEX HOST 728×90

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mori vendim për formimin e qeverisë së re pa shkuar vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme.

I takoj të gjithë liderët e partive politike me rend në zyrën e tij.

Pas takimeve me ta presidenti Hashim Thaçi mori një vendim.

KESCO

Të enjten, kreu i shtetit vendosi që ti kërkoj mandatarin Lëvizjes Vetëvendosje, pa shkuar në zgjedhje.

Por, analisti politik Fitim Salihu thotë se kjo situatë ka ndikuar për keq te qytetarët në kohë kur Kosova po përballet me virusin korona.

Ky thotë se pasi të kalohet kjo situatë vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

Edhe Albert Krasniqi thotë se politikanët duhet ta lënë anash luftën për pushtet dhe të tentojnë që të jenë më konstruktiv.

Sipas Krasniqit vendi ka një qeveri në detyrë që po funksionon.

Vendi ka mbetur me qeveri në detyrë pasi qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u rrëzua ditë më parë nga një mocion i mosbesimit i inicuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës./KlinaPress./