Connect with us

Sport

Ante Rebic thuhet se e do transferimin te Milani

Published

on

SIGMA Banners

Ante Rebic është lënë jashtë skuadrës së Eintracht Frankfurtit për përballje ndaj Fortuna Dusseldorf, derisa lidhet me një kalim te Milani në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Sulmuesi kroat lidhet me një kalim edhe te Nerazzurët, mirëpo Rossonerët mund t’i marrin shërbimet para se të mbyllet afati kalimtar më 2 shtator.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Rebic do të kalojë te Milani në formë huazimi, por me detyrim për ta blerë në fund të sezonit për 25 milionë euro.

KESCO

Në fillim të muajit gusht, Eintracht kishte bërë me dije se kroati do të qëndronte me ta, mirëpo tani thuhet se ka ndërruar mendje.

Kroati nuk ishte paraqitur as në humbje 2-1 ndaj Rasenball Sport Leipzig në fundjavën e kaluar, e që thuhet se është afër kalimit te Milani. /KlinaPress/