ShowBiz
Anxhelina Hadërgjonajt i humb telefoni në festivalin “Sunny Hill”

Këngëtarja Anxhelian Hadërgjonaj ka qenë të premten prezente në Parkun Gërmia për të ndjekur natën e parë të festivalit “Sunny Hill”.
Ajo ka ndjekur nga afër performancat e kolegëve të saj, ndërsa duket ta ketë shijuar pafund këtë natë.
Megjithatë diçka jo e këndshme duket t’i ketë ndodhur bukuroshes gjatë natës së mbrëmshme, për shkak se ka humbur telefonin e saj.

Foto: Anxhelina/InstaStory
“E humba telefonin mbrëmjen e kaluar, më kontaktoni në DM nëse ju duhem”, ka shkruar Hadërgjonaj në InstaStory.
Sot (e shtunë) do të zhvillohet nata e dytë e festivalit “Sunny Hill”, dhe pjesëmarrës do të jenë kryesisht interpretues të muzikës hip-hop. /KlinaPress/