Connect with us

Lajme

Apeli i kryeministrit Kurti: Pa frikë e me kujdes të shtuar

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Apeli i kryeministrit, pas shfaqjes së coronavirusit në Kosovë: Pa frikë e me kujdes të shtuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të mos ketë frikë nga përhapja e coronavirusit.

Kurti, përmes një statusi në Facebook, ka treguar edhe si duhet mbrojtur nga infektimi potencial, por edhe ka thënë se ata që kanë simptoma t’i shmangen vizitave në spital dhe të telefonojnë në në numrin 038 200 80 800.

KESCO

“Pa frikë e me kujdes të shtuar!

Nëse keni simptoma, mos shkoni në spital! Telefononi në: 038 200 80 800”, ka shkruar Kurti.

Në vendin tonë deri tani janë identifikuar tre persona të prekur me coronavirus.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës dje ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, në të cilën ka marrë vendim për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19./KlinaPress./