Connect with us

Lajme

Arabia Saudite u kërkon myslimanëve të shtyjnë rezervimet për Haxh

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Arabia Saudite u ka kërkuar myslimanëve, që planifikojnë të marrin pjesë në pelegrinazhin e Haxhit sivjet, të shtyjnë rezervimet e tyre për shkak të pandemisë me koronavirus.

Ministri i Haxhit, Mohammed Banten, ka thënë se Mbretëria Saudite është e shqetësuar për sigurinë e pelegrinëve dhe u ka bërë thirrje njerëzve “të presin para krijimit të kontratave”, raporton rel.

Rreth dy milionë persona ishte pritur që të udhëtonin në Mekë dhe Medinë në korrikun dhe gushtin e këtij viti për të qenë pjesë e ceremonisë fetare.

KESCO

Myslimanët që janë fizikisht mirë, duhet të kryejnë Haxhin të paktën një herë në jetë.

Pelegrinazhi tjetër, Umra, tashmë është pezulluar, si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

Njerëzve u është ndalur hyrja në Mekë dhe Medinë, ashtu sikurse edhe në kryeqytetin Riad, teksa autoritetet saudite luftojnë shpërthimin e sëmundjes Covid-19, që ka infektuar të paktën 1,563 persona dhe ka marrë jetën e 10 personave tjerë./KlinaPress./