Ish-Miss Kosova, Arbnora Ademaj, është një nga femrat më të diskutuar kohëve të fundit në media.

Ajo ka nisur një karrierë të re si aktore në Turqi, duke u bërë pjesë e disa projekteve kinematografike në Stamboll.

Ademaj gjithashtu është mjaft e përfolur edhe për linjat e saj, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë përmes fotografive që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

KESCO

Modelja ka arritur që për një kohë shumë të shkurtër të humbë sasi të madhe në peshë, teksa në një intervistë të fundit për “NIN”, ka treguar se si arriti ta bëjë këtë gjë.

“Kam shkuar te Shkenda Dubova, ndërsa tani po ha shpesh e ngapak. E kam nisur edhe palestrën, ka thënë Ademaj.

“Pata shtuar aq shumë peshë, sa mezi zgjidhja edhe çfarë të vishja në emisionet e mia”, është shprehur tutje modelja, tashmë edhe aktore në serialet turke. /KlinaPress.com/