Connect with us

Sport

Areola afër transferimit te Real Madridi

Published

on

COVID-19

Portieri francez, Alphonse Areola pritet të vazhdojë karrierën e tij në La Liga, te klubi i madh spanjoll, Real Madridi.

Gjatë të enjtes u raportua se Areola mund të largohet nga Paris Saint-Germain për të kaluar në kampionatin spanjoll.

26-vjeçari është vendosur të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë në baza të përkohshme dhe largimi i tij do të sinjalizonte ardhjen e mundshme të Keylor Navas te PSG.

KESCO

Areola do të garojë me belgun Thibaut Courtois për një vend titullari midis shtyllave të ekipit nga kryeqytetin spanjoll. /KlinaPress/