Connect with us

Ekonomi

ARKEP: Marrëdhëniet ndërmjet operatorëve të rrjetit dhe operatorëve virtual janë të lejuara me marrëveshje komerciale

Published

on

Shell Banners

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), njofton opinionin se në lidhje me procesin e shkëputjes së kontratës ndërmjet operatorit Telekomi i Kosovës dhe operatorit Dardafon.net, është njoftuar dje zyrtarisht nga Telekomi i Kosovës.

Sipas njoftimit për media marrëdhëniet ndërmjet operatorëve të rrjetit dhe operatorëve virtual aktualisht në Kosovë janë të lejuara me marrëveshje komerciale.

“Në njoftimin e vet, Telekomi i Kosovës është zotuar se në pajtim me kushtet kontraktuale komerciale do të aplikoj një periudhe tranzitore në funksion të mbrojtjes së të konsumatorëve për mos ndërprerje të shërbimit. ARKEP është duke analizuar situatën e krijuar dhe në pajtueshmëri me kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi do të ndërmarrë veprime rregullative nëse një gjë e tillë është e nevojshme në ditët në vijim, pas sqarimeve të pranuara nga palët në proces”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera sipas njoftimit ARKEP sqarojn opinionin publik se në bazë të ligjit për komunikimet elektronike, Autoriteti në punën dhe në marrjen e vendimeve të veta është i pavarur nga çdo palë tjetër.

KESCO

“Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e duhur ligjor me qëllim që mbrojtjes së të drejtave të përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës”, thekson njoftimi./KlinaPress/