Connect with us

Lajme

Arrestohen gjashtë persona në Pejë, nuk respektuan urdhërin për izolim

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Gjashtë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Pejë për mos respektimin e dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Prokuroria e Pejës është vënë në aksion, pas vendimit të qeverisë për mbylljen e shumë bizneseve dhe thirrjen për vetizolim të qytetarëve.

Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona, raste të ndara, me vendim të Prokurorit të shtetit.

KESCO

Lajmin për arrestimin e këtyre gjashtë personave e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurorja kujdestare e Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Pejës, gjatë ditës se djeshme (24 orëve të fundit) ka ndaluar gjashtë (6) persona (në raste të ndara) për veprën penale “Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjate pandemisë”, nga neni 250, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tij./ KlinaPress./