Connect with us

Aktuale

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës për posedim të dokumenteve false

Published

on

GorenjeKosova

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Gjatë ditës së djeshme, i dyshuari kishte prezantuar një letërnjoftim italian që ishte falsë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka tentuar që të udhëtoi për në Londër duke prezantuar letërnjoftim Italian e që dyshohet të jetë falsë. Me vendim të prokurorit dokumenti është konfiskuar ndërsa i dyshuari dërgohet në Mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./KLINAPRESS./