Connect with us

Sport

Arrihet marrëveshja, Andre Silva afër zyrtarizimit te Monaco

Published

on

Shell Banners

Monaco janë në prag të nënshkrimit me sulmuesin e Milanit, Andre Silva, i cili do të krijojë fonde për Rossonerët për të sjellë Angel Correa nga Atletico Madridi.

Sipas mediumeve italiane Sky Sport Italia dhe Sport Mediaset,Silva ka rënë dakord me Monacon dhe Milani pritet të fitojë 30 milionë euro plus bonuset.

Milan News gjithashtu konfirmon se portugezi ka braktisur kampin stërvitor të klubit në Boston përpara përfundimit të transferimit të tij në Principatë.

KESCO

Andre Silva ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij te Milani (Foto: Getty Images/Guliver)

Silva dukej të kishte një të ardhme në San Siro, pasi u kthye nga huazimi te Sevilla dhe u ri-integrua nga trajneri  i ri Marco Giampaolo.

Megjithatë, Milani tani duket më i bindur për të mbajtur Patrick Cutronen, pasi ai refuzoi një kalim te Wolverhampton Wanderers. /KlinaPress/