Connect with us

Sport

Arsenal mund ta shesë Ozilin, ky është ekipi që po e kërkon

Published

on

ART MOTION

Ozil mund ta vazhdojë në kampionatin amerikan.

E ardhmja e Mesut Ozilit në Arsenal mbetet në dyshim.

Mediat britanike shkruajnë se mesfushori turk me pasaportë gjermane mund ta vazhdojë karrierën në ligën amerikane – MLS, ku e kërkon ekipi D.C. United.

KESCO

“Express” raport se përfaqësuesit e futbollistit do të takohen së shpejti me drejtuesit e klubit amerikan për ta diskutuar lëvizjen potenciale të Ozilit në Amerikë.

Problem mund të jetë rroga e futbollistit, pasi klubi amerikan nuk mund t’ia ofrojë atij më shumë se gjysmën e pagës mujore që e merr në Londër.

Kjo nënkupton se Arsenali duhet ta paguajë pjesën tjetër të rrogës nëse dëshiron që ta shesë Ozilin.

Ish-përfaqësuesi gjerman nuk ka lënë gjurmë të mëdha në “Emirates Stadium”, ku ishte transferuar nga Real Madridi./KlinaPress/