Connect with us

Sport

Arsenali dhe Tottenhami luajnë baras në derbin dramatik të javës

Published

on

Shell Banners

Arsenali dhe Tottenham Hotspur kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të fortë, raste, aksion dhe gjithçka nga të dyja skuadrat, por mysafirët shënuan dy gola, kundrejt një të vendasve.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e dhjetë të ndeshjes dhe ishte Christian Eriksen, i cili kaloi ekipin e tij në epërsi 1-0 nga afërsia.

KESCO

Eriksen hapi serinë e golave (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Tottenhami arriti të gjej edhe golin e dytë të ndeshjes, pasi në minutën e 40-të ishte Granit Xhaka, i cili shkaktoi penallti dhe Harry Kane shënoi për 2-0.

Kur skuadrat pritej të shkonin në pushim në skenë doli francezi Alexandre Lacazette (45+), i cili shënoi një gol të bukur për 1-2 pas asistimit të Nicolas Pepe.

Arsenal

@ArsenalLaca strikes late to halve the deficit 💪

Half-time: #ARSTOT analysis, views, debate

www.arsenal.com

1,107 people are talking about this
Në pjesën e dytë, Arsenali arriti ta kthej lojën në favor dhe të dominojë me raste, por edhe me gola.

Ishte minuta e 71-të e ndeshjes kur Pierre-Emerick Aubameyang u gjend mirë në zonë pas një harkimi të Matteo Goundouezi dhe barazoi gjithçka në 2-2.

Aubameyang barazoi gjithçka (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Arsenali nuk i ndali sulmet deri në fund në kërkim të fitores dhe arriti edhe të gjej golin me anë të mbrojtësit Sokratis Papasthadopoulos (79′), por goli u anulua pas rishikimit të VAR-it dhe ndeshja përfundoi me barazim.

Pas këtij barazimi, Arsenali e sheh veten në pozitën e pestë me shtatë pikë, ndërsa Tottenhami renditet i nëntë  me pesë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë udhëtojnë te Watfordi, ndërsa Spurs e presin Crystal Palacen. /KlinaPress/  

Khalid@CFC_Khalz

Eriksen goal vs Arsenal.

What is Leno doing🤣😂😂😂

Embedded video

38 people are talking about this

Zwode@STREQM1

Xhaka tackles Son and Harry Kane scores vs Penalty Arsenal vs Tottenham 0-2

Embedded video

41 people are talking about this

Khalid@CFC_Khalz

Lacazette , what a goal !!

Embedded video

84 people are talking about this

AfcVIP⁴⁹@VipArsenal

Poachers instinct by Aubameyang after Guendouzi shot. Arsenal equalize!!! ars

Embedded video

62 people are talking about this