Sport
Arsenali e rivalizon Cityn për shërbimet e Alvesit

Arsenali është shfaqur si njëri ndër pretendentët kryesorë për ta transferuar Daniel Alvesin në këtë afat kalimtar veror.
Mbrojtësi brazilian është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germianin ka përfunduar muajin e kaluar.
Manchester City aktualisht është gjithashtu i interesuar për nënshkrimin e 36-vjeçarit, pasi Alves mendon për një ribashkim me ish-menaxherin e tij te Barcelona, Pep Guardiolan.

Dani Alves (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)
Sipas Sky Sports, besohet se trajneri i Topçinjve, Unai Emery, i ka kërkuar bordit që ta transferojë mbrojtësin brazilian në këtë afat veror.
Por, mbrojtësi veteran nuk e përjashton rikthimin te Barcelona, aty ku aktualisht nuk po mund ta tregojnë veten Nelson Semedo dhe Sergio Roberto. /KlinaPress/