Connect with us

Sport

Arsene Wenger: Do të dëshiroja ta drejtoja ndonjë kombëtare në botërorin e Katarit

Published

on

Schengen Visa

Arsene Wenger po shfaqet gjithnjë e më pak në botën e futbollit. Ish-trajneri i Arsenalit ka një vit që nuk është i angazhuar dhe nuk ka asnjë indikacion se mund të merrte përsipër drejtimin e ndonjë klubi.

Nuk ka asnjë lajm se po merr oferta për punë, kjo është ndoshta arsyeja pse eksperti francez befasoi në një intervistë për Bein Sports duke deklaruar se do të dëshironte të drejtonte një ekip kombëtar në Kupën Botërore të Katarit 2022.

“Do të kisha mjaft kohë dhe largësi nga puna ime e mëparshme, në mënyrë që të pranoja një angazhim të ri dhe nuk do ta kundërshtoja ofertën”, tha Wenger.

KESCO

Arsene Wenger (Getty Images/Guliver)

Francezi pretendon se paraqitja në Kupën e Botës kanë qenë gjithmonë një ndër prioritet e tij.

“Më duhet të them se gjithmonë kam dashur të jem pjesë e Kupës së Botës, sepse besoj se trajnerët e duhur janë aty ku janë lojtarët më të mirë në botë. Shpresojmë se do të më shihni pas tre vjetëve në Katar “, pohoi francezi.

Ish-trajneri i Gunners zbuloi se ka pasur mjaft oferta gjatë vitit të kaluar, por që nuk është akoma i gatshëm të kthehet në punë. /KlinaPress/