Connect with us

Lajme

Babai i Andi Pajazitit të dyshuarit për sulmin ndaj Berat Buzhalës, anëtar i PDK-së

Published

on

ART MOTION

Burhan Pajaziti, babai i Andi Pajazitit, i cili sot u intervistua nga Policia e Kosovës si i dyshuar për tentim sulm ndaj Berat Buzhalës, është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë avokati i Andi Pajazitit, Asdren Hoxha.

“Po është djali i Burhanit, s’ka lidhje me Vetëvendosjen, Burhani është anëtar i PDK-së”, ka thënë avokati Asdren Hoxha.

KESCO

Dhe në fotografitë në rrjete sociale, Burhan Pajaziti shihet si njeri i afër me partinë e Kadri veselit.

Ai është në foto me njerëzit kryesor të PDK-së, Kadri Veseli, Uran Ismaili, Memli Krasniqi etj.

Gjithashtu, ai ka qenë kandidat për asamble në Prishtinë nga radhët e PDK-së./KlinaPress./