Connect with us

Sport

Babai i Neymarit sqaron deklaratën e brazilianit në lidhje me përmbysjen e famshme të Barçës ndaj PSG-së

Published

on

ART MOTION

Komentet e bëra në kohët e fundit të Neymarit rreth kujtimeve më të mira deri më tani në futboll nuk ishin për ta fyer Paris Saint-Germainin, ka thënë babai i brazilianit.

Anësori është duke u lidhur me një largimin nga kampioni i Ligue 1 në këtë afat kalimtar veror, ndërsa destinacioni i tij pritet të jetë rikthimi te Barcelona.

Lojtari 27 vjeçar e ka gjetur veten në qendër të kritikave, pasi tha se fitorja prej 6-1 ndaj skuadrës franceze kur ishte pjesë e Blaugranasëve, është kujtimi i tij më i mirë.

KESCO

“Kur fituam kundër PSG-së me Barcelonën… ne të gjithë u çmendëm më pas. Besoj se ishte ndjenja më e mirë për të gjithë ne. Remontada (përmbysja e rezultatit) kundër Parisit, ajo që ndjemë kur arritëm golin e gjashtë … Nuk kam ndjerë kurrë ndonjë gjë të tillë. Ishte e pabesueshme!”, ka thënë Neymar.

Neymar Santos Sr. ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga djali i tij, e që tha se ato ishin komentet të ndershme dhe pa dashur ta fyente askënd.

“Atribuimi i kësaj përgjigje spontane dhe të ndershme ndaj një provokimi për klubin e tij të tanishëm është një qëndrim keqdashës, qëllimi i vetëm i të cilit është të krijojë një polemikë ku nuk ka asnjë”, tha Neymar Santos Sr në një postim në Instagram.

“Shumë gazetarë dhe tifozë në mbarë botën e konsiderojnë këtë takim si një nga më të paharrueshëm të karrierës së lojtarit. Djali im nuk kishte ndërmend ndonjë mosrespektim ndaj PSG-së apo lojtarëve me të cilët luajti këtë ndeshje në vitin 2017, disa prej tyre tani janë shokët e tij të klubit”.

27-vjeçari është aktualisht subjekt i thashethemeve më të rëndësishme të afatit kalimtar, me Real Madridin dhe ish-klubin e tij Barcelonën, që i duan shërbimet e tij. /KlinaPress/