Connect with us

Lajme

Bahtiri i kërkon Qeverisë ta vendos në karantinë Mitrovicën Veriore

Published

on

ART MOTION

Agim Bahtiri, i kërkon Qeverisë ta vendos në karantinë Mitrovicën Veriore.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, pak minuta më parë ka thënë në televizionin Klan Kosova që i ka kërkuar qeverisë që ta fut në karantinë pjesën veriore të Mitrovicë. Kjo kërkesë e tij bëhet pas rasteve të vdekjeve që kanë ndodhur në pjesën veriore ditëve të fundit, si pasojë e Covid-19.

Ai thotë se deri më tani qyteti i tij nuk ka asnjë të infektuar në këtë qytetet, për çka është i kënaqur.

KESCO

Bahtiri tutje ka prezantuar një kabinë dezinfektuese në të cilët, çdo qytetar i Mitrovicës do të ketë mundësinë të dezinfektohet, e që sic ka thënë ai, është dhuratë nga djemtë e tij që punojnë në Holandë./KlinaPress./