Connect with us

Sport

Bale po largohet nga Real Madrid, ja ku mund të transferohet ai

Published

on

Schengen Visa

Gareth Bale përfundimisht po largohet nga Real Madrid.

Ylli uellsian pritet të largohet nga Real Madridi pas përfundimit të sezonit aktual. Ai mund të rikthehet në Premierligë

Manchester Unitedi dhe Tottenhami po vazhdojnë ta monitorojnë situatën e Gareth Balet në Real Madrid.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Don Balon”, përcjell Express.

KESCO
“Los Blancos” po planifikojnë ta shesin yllin uellsian gjatë verës që vjen.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Mbretërit do të ishin të gatshëm të heqin dorë nga përfaqësuesi uellsian për 65 milionë euro.

Bale ka dështuar ta japë kontributin e tij gjatë këtij sezoni në “Santiago Bernabeu”.

Ai i ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje në La Liga këtë edicion.

Prandaj, futbollisti anësor mund të rikthehet gjatë verës tek nënkampioni evropian, ose mund të përfundojë tek “Djajtë e Kuq”./KlinaPress./