Connect with us

Ekonomi

Banka Botërore në përgatitje të një projekti të ri në Kosovë që përmirëson furnizimin me ujë

Published

on

Schengen Visa

Banka Botërore njofton se është në përgatitje të një projekti të ri në Kosovë, që do të përmirësojë furnizimin me ujë në zonën e lumit Morava e Binçës, në Kosovën lindore, që është zona më e thatë në Kosovë, me më së paku të reshura vjetore.

Sipas njoftimit nga Banka Botërore, ky projekt synon që popullsia e kësaj zone të ketë furnizim më të mirë me ujë, përfshirë këtu edhe shërbime të reja apo të përmirësuara për ujitje.

“Ngritja e një vend-akumulimi të ri të ujit do të jetë investimi më i madh kryesor në kuadër të projektit të propozuar. Projekti i emëruar Ngritja dhe Shfrytëzimi i Mundësive për Siguri të Ujit (FLOWS), po ashtu synon të përmirësojë planifikimin dhe koordinimin e menaxhimit të burimeve të ujit në këtë zonë”, thuhet në një njofitm të BB./KlinaPress/

KESCO